‘Heroi’ vjen premierë në ABC, për nderë të gjashtë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ky film trajton temë rreth një njeriu që ka parime dhe vyrtyte por bëhet pre e një drame njerëzore të imponuar prej rrethanave shoqërore, politike e ekonomike.
Përsonazhi kryesor, i qajtur Shkëmb, kthehet nga lufta dhe njerëz nga më të ndryshmit vijnë për ta falenderuar për sakrificen e tij. Por me kalimin e kohës e gjithë sakrifica e tij harrohet dhe gjërat ndryshojnë. Ai pastaj jeton në kushte shumë të vështira, e humb punën për mos ta gjetur më. ‘Heroi’ mbetet një luftëtar i zhgënjyer.
Kjo dramë me regji të Luan Kryeziut do të shfaqet nesër me datë 18 shkurt, në kinemanë ABC në Prishtinë prej orës 20:00 dhe 22:00, dramë kjo e cila zgjatë 1 orë e 52 minuta.
Nën regjinë e Luan Kryeziut punuan aktorët: Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Salahudin Bilal, Selam Lokaj, Çun Lajçi, Enver Petrovci, Xhemi Morina, Luan Daka, Haqif Mulliqi, Besarta Fejza, Glauk Haxhiia dhe Sunaj Raqa. Pastaj,
Roger Simonsz si drejtor fotografie, montazhi nga Larry Waxman, dritat Marjan Spasovski, dizajner i zërit Igor Popovski dhe me produksion të Ilira Film