6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

‘Heshtje e frikshme e Qeverisë për Asociacionin’

Deputetja e partisë Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka shprehur brengën për mosraportimin e kryeministrit Isa Mustafa në Kuvend për bisedimet që po zhvillon në Bruksel me Serbinë.

Ajo tha se copëtimi që po i bëhet vendit tonë nuk po ka të ndalur, duke kërkuar nga kryeministri transparence dhe informim të qytetarëve për këto bisedime, transmeton “Kosova Sot ONLINE”.

“Kush do t’iu tregojë qytetarëve të Mitrovicës se ky Ascoioni i Komunave Serbe nuk do të bëhet ashtu siç thotë Beogradi dhe nuk do të kemi një Republikë Srpska në Kosovë. Të gjitha këto janë si pasojë e mos transparencës. Krijimi i kësaj bashkësie do të jetë jashtë rendit kushtetues tonë. Ky Asociacion nuk do të na lejon të kemi qasje dhe llogari do t’i ipet vetëm Beogradit. Pse është kjo heshtje e Qeverisë. Kjo është heshtje e juaja është e frikshme sepse e dini cfarë keni trashëguar nga ish kryeministri. Ju është dashur të jepni llogari para Kuvendit edhe pse e dini që të gjitha marrëveshjet do të jenë në dëm të qaytetarëve. Asociaoni nuk duhet pranuar”, ka thënë deputetja Bajrami.

Më Shumë

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur...

Gjenden mbetje të eshtrave në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec. Mbetjet eshtërore janë dërguar...

Lajmet e Fundit