Dënohet kosovari, truri i narko-krimit në Norvegji

Një kosovar është në mesin e katër ballkanasve që u dënuan me nga katër deri në tetë vite në Gjykatën e Qarkut të Haldenit në Norvegji, për trafikim me lëndë narkotike.

Prangosja e tyre erdhi pas disa muajve përgjim. Tek kjo erdhi pasi në maj të vitit 2013, dy sllovenë ishin duke vozitur në mënyrë të shkujdesur afër Svinesundbsbrua, në makinën e të cilëve pas ndalimit nga policia u gjetën 19 kilogramë amfetaminë, transmeton Klan Kosova.

Pasi pak minuta pas arrestimit, policia vërejti një makinë në të cilën gjendeshin dy persona tjerë, të cilët me mënyrën e vozitjes së tyre ngjallën dyshime tek policia, u urdhërua një operacion përgjimi që çoi në arrestim të tyre.

Dy sllovenët e arrestuar pranuan fajin dhe u dënuan me nga katër vite burg, ndërsa kosovari u dënua me tetë vite burg, për shkak se policia pati dyshimin e bazuar se ai ishte truri i gjithë kësaj veprimtarie.

Kjo pasi dy vite më parë një 43 vjeçar nga Moss ishte dënuar me gjashtë vite burg për të njëjtin rast, por që pati shmangur akuzat për trafikim e ishte dënuar për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit