7.1 C
Prizren
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025

Hetohet drejtori i ri i Arsimit në Prizren (Dokument)

Drejtori i Arsimit në Prizren, Zehadin Shemsedini është duke u hetuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare për kohën sa ka qenë Ushtrues i Detyrës në Universitetin e Prizrent. Ai dyshohet se kundërligjshëm ka angazhuar djalin e tij, si asistent në këtë universitet.

Angazhimi i djalit të tij, ka ndodhur në vitin 2014.

Inspektorati i Arsimit në Prizren(SIA), rastin e ka lajmëruar në organet e drejtësisë.

Lënda e SIA-s, deri më tash nuk është trajtuar nga organet e drejtësisë.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se kanë filluar hetimet ndaj drejtorit të sapozgjedhur të Arsimit në Prizren, Zehadin Shemsedini.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaa, ndërkaq nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj cështjeje. Ai as nuk e ka mohuar, por as pohuar se janë duke u zhvilluar hetimet ndaj Shemsedinit.

“Kur ka diçka të re ju informojmë sic kemi bërë deri më tash për rastet e tjera”, tha shkurt Hoxha për “PrizrenPress”.

Në mars të vitit 2014-të në UPZ është pranuar djali i ish-Ushtruesit të Detyrës së Rektorit, Zehadin Shemsedini, pa i përmbushur kriteret profesionale.

Djali i Zahedinit, Afrim Shemsedini ishte angazhuar në lëndën e statistikës.

Ai, në atë kohë ka pranuar për media se është angazhuar në UPZ.

“Nuk besoj që ka pasur ndonjë ndikim baba në përzgjedhjen time. Ma merr mendja që nuk ka pas . Ata që kanë hap konkurs e dinë se a ka pasur ose jo”, pati deklaruar Afrimi.

Ndërkaq, Zehadin Shemsedini kishte pranuar se djali i tij është angazhuar si asistent në këtë universitet, por ka mohuar se ka ndikuar në përzgjedhjen e tij.

“Angazhimet i ka bërë Fakulteti Ekonomik, jo unë. Angazhimin e bën fakulteti, dekanati i fakultetit. Ndërsa unë i nënshkruaj kontratat për të gjithë dhe jo vetëm për atë. Angazhimin e bëjnë ata, ndërsa unë i nënshkruaj”, pati thënë ai.

Zehadin Shemsedini, muajin e kaluar, është emëruar drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren. Emërimi i tij është bërë në kuadër të reformimit të Qeverisë së Ramadan Mujës./PrizrenPress.com/

foto

Më Shumë

Fitorja e shpresës mbi urrejtjen

Mytaher Haskuka Demokrati socialist, mysliman, imigrant, fitoi qytetin e Nju Jorkut. Zohran Mamdani fitoi me shumicë, si kandidati i parë që fiton më shumë se...

Hapet konkursi letrar “Sulejman Krasniqi”

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit ka shpallur Konkursin Kombëtar Letrar “Sulejman Krasniqi”, bazuar në vendimin e Kuvendit Komunal nr....

Lajmet e Fundit