11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Historia e Mazrrekut të Hasit

Shkruan: Fidan Shehu

Mazrreku shtrihet në krahinën e Hasit të Kosovës, në perëndim të Prizrenit. Ky vendbanim përmendet si fshat nga i cili e kishin prejardhjen familja Kastrioti, apo familja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.

Është karakteristikë e veçantë se në afërsi të këtij fshati rrëzë Pashtrikut gjendet Kalaja e Fregnit, për të cilën mendohet se ishte pjesë e një qyteze me emërtimin Fregën, ku kjo dëshmohet edhe me faktin se një familje nga ky fshat e mbanë mbiemrin Fregni.

Ky vendbanim përmendet në defterë osman të kohëve të ndryshme, ndërsa si vendbanim është i regjistruar në Muhasebi-i Vilayet- i Rumeli, defteri nr.167, Sanxhaku i Prizrenit i vitit 1530, me emrin Mazarak, poashtu edhe në defterët e vitit 1571,1591 njihet me të njejtin emër Mazarak.

Sipas historisë gojore lidhur me këtë vendbanim, thuhet se në pikëtakimin para lagjeve është një vend ku është bërë flijimi për ditën e Zojës, ( më 15 gusht). Në këtë vend thuhet se ka qenë një kishë dhe famullitar i kësaj kishe gjatë viteve 1610- 1650 ishte Gjegj Sopi, ku ishte organizuar edhe mësimi në Gjuhën shqipe.

Lidhur me këtë vendbanim shkruan edhe Marin Barleti, ku thotë se prejardhja e familjes Kastrioti është nga fshati Mazarek.

Fshat po me të njejtin emër ekziston edhe në krahinën e Hasit të Shqipërisë.
Sot shkolla e këtij fshati e mban emrin ShFMU” Gjegj Kastrioti- Skënderbeu” në Mazrrek, komuna e Prizrenit.

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Lajmet e Fundit