5.5 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Historike, Kroacia në finale të Kupës së Botës

Kroacia e ka mposhtur 2-1 Anglinë pas 120 minutave lojë për të shkruar historinë, duke u kualifikuar në finale të Kupës së Botës.Ndeshjen më mirë në “Luzhniki” e nisën “Tre Luanët”. Ata realizuan për 1-0 që në minutën e pestë, mbrojtësi i Tottenhamit, Kieran Trippier, shënoi nga goditja e dënimit.

Kroacia reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar gjithçka në minutën e 68’. Anësori i Interit, Ivan Perisic, realizoi për 1-1, duke dërguar ndeshjen në vazhdime.Në 30 minutat e vazhdimeve, më të mirë u treguan kroatët, duke realizuar golin që i dërgoi për herë të parë në histori në një finale të Botërorit.Ishte Mario Mandzukic ai që shënoi në minutën 109’, për rezultatin 2-1, për të shkruar histori.Kroacia në finale tani do të përballet me Francën, ndeshje kjo që do të zhvillohet të dielën. /Insporti.com/

Më Shumë

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim. Ai dyshohet për tri vepra penale. Njoftimi: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për...

Final 4 i Ligës Unike të femrave në Prizren

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Final 4 i Ligës Unike Femrat të mbahet në qytetin e Prizrenit, me...

Lajmet e Fundit