10.1 C
Prizren
E martë, 20 Maj, 2025

Holokaust (Rikujtesë)

Shkruan: ENVER SULAJ

1
Atë ditë që u dogj kupa e kresë e rrugët ranë në shkurre
Neuronet humbën ndjeshmërinë e fijet u bënë nyje
Gjeografia u shkri në lumin e qerres së rënkimeve
Anatomia theu gjunjtë kafkat u përzien me ashtin e legenit
Detet lumenjtë liqenet mbetën në libra historie

2
Atë natë që floku fluturoi n’erë e hëna qe lakuriqe
Neuronet u dogjën tymi u doli flokëve
Shtëpitë ikën nga shtëpitë e u bënë masa plastike
S’dihej kush e kishte marrë veten me vete

3
Pasi kaloi një ditë dhe një natë
Përsëri erdhi një ditë
Shkalla e djegieve u shkrua në gjuhën e vdekur
Diagnoza mbeti enigmë
Mbi shtëpinë e tmerrit dhe ferrit

4
Si mundet njeriu të bëhet copë e grimë
E të humbasë pastaj dy herë rresht

5
Varg e vijë u nisën drejt luginës së hënës
Parzmore çizme mbërthyer për mishi të kalbur
Në hone hodhën farën e jetës
E himn i thurën vdekjes

6
Në copëza kujtese shkrihet nata pa hënë
Gryka e çibukut nxirrte tym në strofullën e gjarprit
Ishte i shtëpisë
Si gjithnjë në kohë të liga
Në skëterrë të ricikluar

7
Ma lidh këmbën me fije bari më tha
Që venat të jenë më të gjelbërta
Ta ruajnë shenjtërinë e natyrës

Mullirit në lumë i ranë gurët
E s’dihej si t’i vihej çatia që fluturoi me diellin

(Nga libri “Zjarrmia e stinës”, 2016)

Më Shumë

26 vjet nga zhdukja e veprimtarit Ukshin Hoti

Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më...

Bashkimi dëshiron titullin e dytë

Bashkimi në finale të “Play-off”-it po përballet me Trepçën, ku mitrovicasit po udhëheqin në seri 3:1, raporton PrizrenPress. Prizrenasit duan titullin e dytë. Të parin...

Lajmet e Fundit