Homazhe në Landovicë për nder të 28 Nëntorit

Me rastin e festave të nëntorit, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në organizim të komunës dhe shoqatave të dala nga lufta në Prizren .

Familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës së UÇK-së, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme , ishin të pranishëm në orët e para të ditës së sotme në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për të nderuar jetën dhe veprën e tyre me rastin e shënimit të festave të nëntorit.

Kryetari i ri i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se në këtë ditë të madhe për kombin tonë, po nderojmë dëshmorët, pa sakrificën e të cilëve nuk do të kishim lirinë të cilën po e gëzojmë sot. Sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se 28 nëntori është gërshetim i shumë ngjarjeve të rëndësishme historike që simbolizojnë sakrificën dhe arritjen e aspiratave të shqiptarëve që u kurorëzua me luftën e UÇK-së.

Ndërkaq, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, tha se në festën ndër më të rëndësishme kombëtare, kemi ardhur të përkulemi para dëshmorëve të UÇK-së në nderim të jetës dhe veprës së tyre për realizimin e aspiratave të shqiptarëve. Pas Landovicës, janë bërë homazhe edhe para Monumentit të Lirisë dhe shtatores së heroit të Kosovës, Remzi Ademaj- komandant Petriti./TV Prizreni

Më Shumë

Bashkimi nis serinë finale me humbje ndaj Trepçës

Bashkimi e ka nisur me humbje serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Trepça me rezultat 94:79 në palestrën “Minatori”...

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Lajmet e Fundit