11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Horrori te Liqeni i Vermicës(Foto)

Një qytetar i ka bërë horë zyrtarët e Qeverisë për mos mirëmbajtjen e ambientit të pastër në Vërmicë. Mali Pashtrikut është bërë “mal” me mbeturina. Marre thotë ky qytetar. Pastrojeni bërllokun, bën thirrje ai.

Liqeni i Vërmicës së Prizrenit është mbushur me mbeturina nga llojet më të ndryshme, kryesisht shishe plastike e qese.

Një pjesë e Malit të Pashtrikut dhe Liqenit të Vërmicës është Vlerë e Mbrojtur e Natyrës në kategorinë e Parkut të Natyrës. Dhe vazhdon të mos i interesojë askujt për horrorin e krijuar nga mbeturinat.

Statusi i plotë i qytetarit Ramadan Kolukaj bashkë me video e fotografi:

Trishtim, horror, marre..!

Mos folni për edukatë, për kulturë, për ligje, kushtetutë…!

Mos u merrni me demarkacione, liberalizim e integrim evropian…!

Mos mbani manifestime, përkujtime, festime…!

Mos jepni çmime, dekorata e lëvdata…!

Gjaku i dëshmorëve nuk u derdh për një shoqëri t? tillë, sakrificat e gjeneratave nuk u bënë për një shtet të tillë…!

Zoti do na mallkoj…ne bërllogun e huaj e pastrojmë e bërllogun tonë nuk e shohim…!

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/horrori-te-liqeni-i-vermices-reagojne-qytetaret-513077/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Blero dhe Afrona Dika duket se kanë lënë anash të gjitha hatërmbetjet. Dyshja, të cilët i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2022, janë...

Joshua: Usyk do të jetë fitimtar ndaj Furyt

Anthony Joshua ka bërë një parashikim të guximshëm se kush do ta fitojë përballjen mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk. Më 18 maj, dy...

Lajmet e Fundit