19.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Bredhi i Vitit të Ri, ‘zbukurohet ‘ me fotografitë e të korruptuarëve të “Qeverisë Muja”

muja ne bredhAktivistët “Për Prizrenin” kanë marrë një aksion simbolik në sheshin “Shatërvan”. Ata në bredhin e Vitit të Ri kanë vendosur, fotografi të zyrtarëve të lartë komunal, të cilët janë dënuar nga gjykata.

Përveç kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, në “Bredhin e korrupsionit”, kanë vendosur fotografin e drejtorit të Arsimit, Nexhat Çoçaj, drejtorit të suspenduar për Ekonomi dhe Financa, Mehmet Bytyç, ish drejtorit të Administratës,njëherësh kryetar i degës së PDK-së, Minir Krasniqi dhe ish drejtorit të Urbanizmit, Sadik Paqarizi.

Aktivisti, Lirim Krasniqi, tha se ky aksion është marrë për të shprehur shqetësimin e qytetarëve për zyrtarët e korruptura dhe dënuar nga gjykata.

“Viti 2014 për Prizrenin ka qenë një prej viteve më të brishta, më skandaloze dhe më të jashtëzakonshme që nga paslufta. Në pjesën më të madhe të këtij viti, Prizreni është udhëhequr nga një njeri i dënuar nga gjykata për abuzim të detyrës zyrtare”, tha Krasniqi.

“Si pasojë e qëndrimit të një të dënuari për vepër penale në krye të komunës, Prizrenin e kanë përcjellë një mori skandalesh, aferash korruptive dhe kriminale të zyrtarëve public”.

“Prizreni nën udhëheqjen e të dënuarit Ramadan Muja është bërë burim informacioni për kronikat e zeza, burim i punës së prokurorëve për të hetuar shkeljet e ligjit nga zyrtarët komunalë, si dhe qendër e krimit dhe korrupsionit”.

“Sot Prizreni ka një drejtor të Arsimit të dyshuar për disa vepra penale dhe nën dy aktakuza, njëra prej tyre është skajshmërisht skandaloze, ku udhëheqësi i Arsimit në Prizren duke shfrytëzuar manifestimin që bëhet në emër të dëshmorit Remzi Ademaj, ka përvetësuar paligjshëm pasurinë publike”.

“Prizreni sot, njërin prej dikastereve më të rëndësishme , atë të ekonomisë e ka pa udhëheqës, sepse ish-drejtori i saj Mehmet Bytyq akuzohet për ngacmim seksual dhe pedofili”.

bredhi me hajna“Sot Qeverisja komunale në Prizren numëron dhjetëra zyrtarë nën hetime dhe të akuzuar për vepra penale”.

“Sot ky pushtet komunal më shume i ngjanë një konstruksioni njerëzish të infiltruar në krim, sesa një trupe që duhet t’i përfaqësojë qytetarët”.

“Kjo kastë njerëzish duke u thirrur në emër të përfaqesuesve të qytetarëve, kanë nëpërkëmbur dinjitetin e tyre, duke u thirrur në mbrojtje të trashëgimisë kulturore kanë rrënuar atë, dhe duke u thirrur në emër të vlerave të luftës dhe të dëshmorëve kanë shkelur mbi gjakun e tyre”.

“Këta njerëz nuk mund të na shiten edhe më tej si përfaqësues të popullit, dhe nuk mund të na kamuflojnë një gjendje normale e të zakonshme, sepse fytyrat e tyre të verteta janë të zeza, të lidhura me krimin dhe korrupsionin”.

“Prizreni është “zbukuruar” nga një bredh që simbolizon edhe festat e fundvitit. Mirëpo qytetarët e Prizrenit nuk kanë shumë arsye për të festuar, sepse jeta e tyre është vështirësuar skajshmerisht, dhe krenaria e tyre ka humbur”.

“Arsye e vetme për të festuar vitin 2015, për Prizrenasit do të ishte sikur bashkë me 2014, të shkojnë edhe këta qeveritarë komunalë!”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Krushë të Madhe të Rahovecit. Është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij. Lajmin për Arbresh.info...

Lajmet e Fundit