9.4 C
Prizren
E premte, 31 Janar, 2025

Hoti ftohet të raportojë në Kuvend para takimit në Washington

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se do të ftojnë në raportim kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me takimin që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se me kërkesë të LVV-së do të ftohet kryeministri në raportim.

“Me vendim unanim të anëtarëve unë do t’i drejtohem kryeministrit që të raportojë Kuvendit para se të niset për në SHBA. Duke pasur parasysh rolin mbikëqyrës Kuvendi ndaj qeverisë, do ta ftojmë kryeministrin që të vijë në Kuvend lidhur me qëndrimet që do t’i mbajë para se të shkojë atje”, ka thënë Osmani, raporton KP.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se të martën do të mbahen dy seanca plenare, njëra për marrëveshjet ndërkombëtare, tjetra për zgjedhjen e disa komisioneve ad-hoc dhe interpelanca e kërkuar nga një grup deputetësh për kryeministrin, lidhur me reciprocitetin.

Më Shumë

Komuna e Dragashit merr përsipër pagesën e ndriçimit publik për të gjitha fshatrat nga shkurti i këtij viti

Komuna e Dragashit njofton të gjithë kryetarët e fshatrave se, nga muaji shkurt i vitit 2025, do të mbulojë pagesën e shpenzimeve të ndriçimit...

LDK-ja në Prizren mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren po vazhdon mobilizimin për zgjedhjet e 9 shkurtit. "Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren po dëshmon një energji dhe...

Lajmet e Fundit