7.6 C
Prizren
E diel, 16 Shkurt, 2025

Hoti për takimin e Washingtonit: S’ka agjendë dhe tema, dihet vetëm pozicioni i Kosovës

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk dihet akoma se cila është agjenda e takimit mes Kosovës dhe Serbisë të ftuar nga SHBA-të javën e ardhshme.

Megjithatë, ai ka insistuar se ajo që dihet qartë është pozicioni i Qeverisë së Kosovës.

“Atë që mund ta bëj të qartë dhe është e gjitha çfarë mund të bëj të qartë: Qëndrimin e Qeverisë së Kosovës e kam prezantuar para ambasadorëve të QUINT-it, që përfaqësojnë vendet kyçe në këtë proces, dhe mbi bazën e qëndrimit për procesin e dialogut të Qeverisë së Kosovës ne ftohemi në takimin e Washingtonit më 27 qershor. Mbetet që të ulemi në tavolinë dhe të shohim se ku shkojmë përtej këtij takimi”.

“Nuk ka agjendë dhe tema ende, dihet vetëm pozicioni i Qeverisë së Kosovës që është mirëkuptuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë”.

A mund të prodhojë takimi i 27 qershorit një marrëveshje finale Kosovë-Serbi?

“Besoj që duke pasë parasysh kompleksitetin e çështjes nuk është marrëveshje që mund të përmbyllet me një takim. Nëse brenda këtij takimi ne mund të merremi vesh për parimet e zhvillimit dialogut do të ishte shumë mirë, sepse na trason rrugën për më tutje”.

Kryeministri Avdullah Hoti këto komente i ka bërë në diskutimin “Cila është platforma e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë?” të ftuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren ka marrë 40.79%, PDK ka 22.85%, LDK ka marrë 10.67% dhe AAK-Nisma ka 4.77% të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e numërimit të votave për subjektet politike. Deri më tani janë numëruar 88.04% e votave në...

13 vjet nga tragjedia në Restelicë

Sot bëhen 13 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të borës kanë...

Lajmet e Fundit