Zëvendëskryeministrja u shpreh ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve të Albert Krasniqit

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, pas lajmit për vdekjen e bashkëpunëtorit dhe shokut të saj Albert Krasniqit, thotë se është shumë e dhimbshme dhe e pabesueshme që ai më nuk është në jetë.

Ajo e ka kujtuar Krasniqin si person shumë energjik dhe motivues.

Kaq i dhembshëm lajmi për vdekjen tënde Albert! E pabesueshme që nuk do të takohemi sot e të pimë kafe bashkë. Përveç bashkëpunëtor, të kisha edhe shumë shok. Nuk guxoj të ta them që nuk ta fal që ike kështu, ndërkohë që jam e detyruar…! Alberti punonte me ne në Grupin Parlamentar në mandatin e kaluar, ndërsa energjia dhe forca e tij ishte motiv për ne”, ka shkruar Balaj-Halimaj.

Përmes një postimi në “Facebook” zëvendëskryeministrja u ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtoreve të Albertit.

“Albert, do të mbetesh përherë në kujtesën tonë si djalë me virtyte të larta njerëzore dhe i përkushtuar ndaj punës, si djalë i jashtëzakonshëm. Ngushëllime familjes Krasniqi, miqve dhe gjithë anëtarësisë”, u shpreh në fund Balaj-Halimaj.

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit