0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Hoti: Thaçi ia kthejë dinjitetin Hasit

Ramadan Hoti PDKKryetari i Degës së PDK-së në Has, Ramadan Hoti falënderoi të premten edhe një herë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin për vendimin që ka marrë për themelimin e dy komunave në Has. “ Thaçi i’a kthejë Hasit dinjitetin e vetë duke e bërë atë me dy komuna”, tha Hoti.

Sipas tij, Hasi si regjion ka qenë çdo herë pjesë e proceseve dhe ka dhënë kontributin e vetë në çdo kohë.“Gjatë luftës së UÇK-së, Hasit dhe qytetarët e saj ishin gjithmonë pjesë e pandashme për çlirimin e vendit duke dhënë edhe bijtë e bijat më të mira të tyre”, tha Hoti.

Ai tha se pas luftes Hasit i’u premtua që do të bëhet komunë nga kryetari i PDK-së,
Hashim Thaçi.” Këtë premtim që dikur ishte ëndërr për ne hasjanet sot e bëri realitet. Hasi u bë me dy komuna”, tha Hoti.Ai tregoi se pas mbajtjes së këtij premtimi nga Thaçi, në PDK Dega në Has janë anëtarësuar mbi 1000 anëtarsime të reja.

“Kemi përkrahjen e qytetarëve të Hasit, dhe rreshtime intelektuale dhe kuadro të shumta të të gjitha lamive për të cilët PDK-ja, do të ketë gjithmonë hapësira të mjaftueshme që ky kuadër t’i dëshmojë vlerat e veta intelektuale, familjare dhe kombëtare”, tha Hoti.

Sipas tij, Hasi e ka te sigurtë zhvillimin e afërt dhe mirëqenien, sepse institucionet e Republikës së Kosovës në krye me Thaçin, do të ndihmojnë komunat e Hasit.

“Të rinjët e Hasit deri tash asnjë shpresë nuk e patën për t’u bërë pjesë e zhvillimeve ekonomike e as politike si në komunën e Prizrenit e aq më pak në komunën e Gjakovës. Tani rinisë së Hasit i’u është ofruar shpresa përmes Partisë Demokratike te Kosovës që do t’u hapen rrugët që të bëhen pjesë e këtyre zhvillimeve. Në këto zgjedhje që i kemi afër me përkushtimin më të madh që të jemi gjithmonë në shërbim të popullit, dhe do ta bëjmë të pamunduren që Partia Demokratike të fitojë dhe përfundimisht së bashku do t’i bëjmë realitet aspiratat e Hasit”, tha Hoti./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi shqyrton sfidat në aspektin e sigurisë në Prizren

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të mërkurën, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në...

Glauk Konjufca bëhet baba për herën e tretë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se sot është bërë baba për herë të tretë. Ai ka bërë të ditur se është...

Lajmet e Fundit