Rahoveci do të ketë stadium modern me 6,523 ulëse

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka konfirmuar sot se është përzgjedhur projekti konceptual dhe është nënshkruar kontrata për hartimin e projektit zbatues të stadiumit të ri të qytetit në Rahovec.

Sipas tij, stadiumi i ri do të ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s.

“Është përzgjedhur projekti konceptual dhe kemi nënshkruar kontratën për hartimin e projektit zbatues të stadiumit të qytetit në Rahovec, i cili do të jetë i kategorisë 2 sipas standardeve të UEFA-s dhe do të ketë 6,523 ulëse”, ka deklaruar Çeku, raporton PrizrenPress.

Ai ka theksuar se pas finalizimit të projektimit, procedurat do të vijojnë me përzgjedhjen e kompanisë që do të kryejë punimet.

“Me të përfunduar projektimi, do të kalojmë në procedurë për kontraktimin e punëkryesit, për ta bërë edhe Rahovecin me një stadium modern të standardit ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Ministri ka njoftuar gjithashtu se edhe projektet e tjera infrastrukturore sportive po avancojnë me ritëm.

“Në procedurë për nisjen e punimeve janë edhe stadiumi i Pejës dhe ai i Vushtrrisë. Ndërsa punimet së shpejti nisin në stadiumin e Ferizajt”, ka deklaruar Çeku, duke theksuar përkushtimin e MKRS-së në zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Lajmet e Fundit