8.7 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Hoxhaj: LVV duhe t’i bëjë ftesë serioze PDK-së nëse duan rrëzimin e qeverisë Hoti

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta ftojë PDK-në për një takim ku do të diskutohet për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Hoti.

Hoxhaj deklaroi se LVV është partia që ka nisur mocionin, prandaj duhet edhe t’i thërras në takim, transmeton Telegrafi.

“LVV nëse është e interesuar për rrëzimin e Qeverisë duhet të jetë serioze dhe të na bëjë ftesë, ata e kanë nisur mocionin, ne nuk marrim vendime në studio televizive e as në kafiteri. Po ta kishte nisur PDK mocionin ne do ta kishim ftuar LVV-në”, pohoi ai para mediave.

Sa i përket çështjes së presidentit, Hoxhaj tha se do të japin votat e tyre nëse kandidati për president është nga PDK.

“Qasja jonë është e qartë duam që Kosova të ketë president, jemi të gatshëm ta japim kontributin tonë, nëse duan votat tona duam atëherë kandidati të propozohet nga PDK”, theksoi ai.

Ndryshe, PDK dhe LVV tash e disa ditë janë duke akuzuar njëra-tjetrën për mos seriozitet sa i përket çështjes së mocionit. Nga PDK kanë pohuar se LVV duhet t’i bëjë një ftesë për takim, ndërkaq nga LVV kanë theksuar se PDK tash e katër muaj ka ftesë.

Pro rrëzimit të Qeverisë janë deklaruar edhe Aleanca Kosova e Re dhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli. /Telegrafi/

Më Shumë

KBF Bashkimi, klubi më i mirë i vitit

KBF Bashkimi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Klubi më i Mirë” për vitin 2025 në kategorinë e femrave, ndarë nga Federata e Basketbollit të...

Emërime të reja në Dragash: Qafleshi-Skeraj shefe e Kabinetit të Kryetarit, Halili drejtor i Administratës

Komuna e Dragashit ka njoftuar sot për dy emërime të reja në pozitat udhëheqëse të administratës komunale. Sipas njoftimit, Arijeta Qafleshi Skeraj është emëruar shefe...

Lajmet e Fundit