3.2 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Humb jetën fëmija dy-vjeçar, që tërhoqi vëmendjen e botës

Fëmija i vogël, rasti i të cilit kishte tërhequr vëmendjen e gjithë botës ditët e fundit, është ndarë nga jeta në orët e apra të mëngjesit të sotëm.

Lajmin për vdekjen e Alfie Evans, e dhanë prindërit e tij, Kate dhe Thomas Evans, nëpërmjet një statusi në facebook.

“Djali ynë ‘fluturoi’ lart sot në 2:30 am. Ndjehemi të dëshpëruar. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkruajtën prindërit e djaloshit në Facebook.

Rasti i Alfie Evans zgjoi kureshtjen e gjithë botës, teksa mjekët britanikë vendosën t’i fikin pajisjet që e mbanin në jetë, me pretendimn se djali i vogël nuk kishte shpresa për të mbijetuar.

Në këtë histori u përfshi edhe shteti italian, që ofroi të trajtojë në spitalet e veta 2-vjeçarin e vogël, që mbijetoi edhe për disa ditë pasi i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë.

Më Shumë

Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për vrasje në tentativë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 5 janar në...

Totaj emëron Sead Arifin drejtor të Emergjencave dhe Sigurisë në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Sead Arifin në pozitën e drejtorit të Emergjencave dhe Sigurisë. Arifi do të jetë përgjegjës...

Lajmet e Fundit