23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

I akuzuari për korrupsion, Nijazi Kryeziu:S’kishte asgjë të kundërligjshme

Ish-drejtori i Urbanizimit në Planifikimit Hapësinor në Prizren, Nijazi Kryeziu i akuzuar për korrupsion, ka thënë se ia kishin dhënë kontratën njëvjeçare me çmim 7 mijë e 200 euro një televizioni për të bërë fushatë senzibilizuese për Ligjin për Legalizim. Ai ka thënë se, kur mbante pozitën e drejtorit më 2015, në Prizren ishin mbi 34 mijë ndërtime pa leje.

Këtë deklarim Kryeziu e ka dhënë të premten në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren. Ai akuzohet se gjatë periudhës kohore janar–dhjetor 2015, se në mënyrë të kundërligjshme ka lidhur kontratë me televizionin lokal, TV Opinion, për emetimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës  Prizrenit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryeziu ka thënë se e ka gjetur praktikë të mëhershme mënyrën e pagesave të projekteve të propozuara nga drejtorët e drejtorive  në Komunën e Prizrenit.

Ai tha se përgjegjësit në Drejtorinë e tij e kanë përgatitur shkresën me të cilën “TV OPINION” ka ofruar shërbime në 4 gjuhë për sensibilizimin e opinionit lidhur me procesin e legalizimit.

Tutje tha se asnjëherë askush në Komunë e as ndonjë organ i drejtësisë nuk i kishte bërë vërejtje se kontrata me TV Opinion ishte ligjërisht e parregullt si dhe asnjë raport nga auditori i brendshëm apo i jashtëm nuk ka pasur lidhur me kontratën.

Ai shtoi se asnjëherë, as edhe ndonjë deklaratë për media apo shkresë nuk është proceduar pa e konsultuar zyrën ligjore si dhe theksoi se në dokumentin për nënshkrimin e kontratës me TV Opinion kanë dhënë nënshkrimin edhe 5 zyrtarë të tjerë.

Sipas tij, kjo kontratë ishte me kohëzgjatje 1 vjeçare me çmim prej 7200 euro aq sa edhe i ka obliguar ligji mirëpo askush asnjëherë nuk na ka thënë që për lidhjen e një kontratë të tillë duhet të ndiqet procedura e prokurimit.

Pas kësaj, seanca e sotme përfundoi dhe e njëjta është caktuar për datën 23.08.2021 në ora 09:00 ku palët do të japin fjalën përfundimtare.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 2 gusht 2019, i pandehuri Nijazi Kryeziu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Nijazi Kryeziu, akuzohet se gjatë periudhës kohore janar – dhjetor 2015, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, nuk i ka përmbushur detyrat apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personat tjerë juridik, TV Opinion.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Kryeziu, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj, pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, si dhe Rregulloren e Thesarit, kishte lidhur kontratë për emetimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapsinor të Komunës  Prizrenit.

Sipas aktakuzës, Kryeziu, gjatë periudhës kohore 01 janar 2015, e deri më 31 dhjetor 2015, kishte lidhur kontratë me TV Opinionin, në vlerë prej 600 euro në muaj, dhe se për 12 muaj ka paguar 7200 euro.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 par.1 lidhur me par.2 nënpar.2.2 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Ylli në finale

Pas një ndeshje shumë interesante dhe drame në fund, Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën me rezultat 84:88 (21:21, 25:24, 18:21, 20:22), për tu...

Aksidenti me tre të vdekur në autostradën e Prizrenit, aktakuzë për dy shoferët

Prokuroria Themelore në Prizren, kanë ngritur aktakuzë ndaj dy shoferëve A.S., dhe I.H, për shkaktimin e aksidentit në autostradë, ku vdiqën tre persona. Rasti kishte...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit