7.6 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

I dehur tenton ta sulmojë policin në Rahovec

Një person është arrestuar pasi që ka tentuar ta sulmojë dhe e ka kanosur një zyrtar policor.

Policia ka sqaruar se në rrugën ”Sheh Muhedini” në Rahovec mbrëmjen e kaluar, pas një kundërvajtjeje dhe shqiptimit të gjobës në trafik, i dyshuari ka kanosur si dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht zyrtarin policor.

I dyshuari është penguar dhe arrestuar.

Gjithashtu sipas policisë, të dyshuarit i është bërë edhe matja e alkool testit, e cila ka rezultuar se kishte 1.23‰ alkool në gjak.

Policia nuk ka raportuar për të lënduar ndërsa i dyshuari me vendimin e prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Më Shumë

Damka: Parimi kryesor i KDTP-së është përfaqësimi i fortë dhe i drejtë në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka ka reaguar pas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror Zgjedhor (MSK). Damka përmes një...

Vaktia e Ramazanit 2026 në Kosovë: Orari i syfyrit dhe iftarit

Vaktia e Ramazanit 2026 në Kosovë është publikuar zyrtarisht nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe vlen për të gjithë territorin e Republikës...

Lajmet e Fundit