9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

“I lus qytetarët të mos ndërmarrin akte dhune ndaj fqinjëve të tyre, “Kosova është e kosovarëve”, mbrojtja publikon fjalimet e Thaçit

Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka prezantuar një video të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili më 26 qershor të vitit 1999 kishte shkuar Mitrovicë për të ulur tensionet etnike.

“Më vjen shumë mirë që po takohemi në Mitrovicë. Ne kemi ardhur për të biseduar me ju dhe palën serbe andej urës. Ne jemi të interesuar që gjithçka të rregullojmë së bashku me bashkësinë ndërkombëtare”, thoshte Thaçi.

“Ne gjithmonë kemi qenë të interesuar që çdo problem ta zgjedhim ashtu siç na ka hije dhe më një kulturë. Ne kemi luftuar me kulturë. Do ta ndërtojmë jetën me një kulturë të mirëfilltë qytetare”.

“Edhe serbët që nuk kanë bërë krime do jetojnë në Mitrovicë. Kosova është e kosovarëve”.

Sipas palës mbrojtëse, disa ditë më pas, Thaçi bëri thirrje për tolerancë dhe gjithëpërfshirëse etnike.

“I lus qytetarët e Kosovës të përmbahen dhe të ndikojnë te të tjerët që mos të ndërmarrin akte dhune ndaj fqinjëve të tyre. Veprimet e tilla janë të pa pranueshme. Përgjegjësit do të sillen para drejtësisë”, thoshte Thaçi.

“Rruga e pajtimit do të jetë e gjatë dhe e vështirë, ne duhet të punojmë së bashku dhe për hapat e parë jemi marr vesh që sot. Të lëshojmë mesazhe pajtimi në TV dhe radio”.

 

Ndërsa Gregory Kehoe, avokati tjetër mbrojtës i Thaçit, ka thënë se përfaqësuesit e Prokurorisë Speciale thanë të hënën se kolaboracionistët konsideroheshin si rrezik ekzistencial, por sipas tij, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv që të merrte pjesë në krime. Thaçi e dinte se suksesi i një lëvize çlirimtare të Kosovës varej na mbështetja e vendeve perëndimore, sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kehoe.

“I vetmi rrezik ekzistencial ishte ushtria jugosllave dhe policia jugosllave në bashkëpunim me forcat para ushtarake. ZPS-ja nuk folën as për kontekstin e luftës që nisi në mënyrë mizore dhe çfarë bënte ushtria jugosllave”.

“Forcat serbe ushtruan fushatën e spastrimit etnik, UÇK-ja gjatë kësaj kohe u shpartallua dhe çfarë iu ndodh strukturave komanduese në rrethana të tilla, në fakt pushojnë së ekzistuari, por ZPS beson se kishte një strukturë funksionale komanduese me kontroll efektiv, kjo është shumë larg së vërtetës”.

Avokati ka përmendur edhe një raport të inteligjencës amerikane të vitit 1999 ku thuhet se “UÇK-ja nuk ishte e përfshirë në aktivitete terroriste” dhe se “nuk kishte strukturë të organizuar”.

“Thaçi e dinte shumë mirë që Kosova nuk mund të arrite pavarësinë pa ndihmën e ShBA-së dhe vendeve të tjera perëndimore”, shtoi Keohe.

“Dëgjuam dje shumë informacion se UÇK-ja luftonte LDK-në dhe se UÇK-ja ishte pas tyre. Por, FARK-u ishhte krahu ushtarak i LDK-së. Hashim Thaçi nuk ishte një vendimmarrës i rëndësishëm dhe një person që mund të llogaritnin që do e bënte unifikimin e UÇK-së. Hashim Thaçi nuk ishte asnjë përgjegjësi në terren”, shtoi ai.

“Mungesa e përgjegjësisë së komandës demonstrohet edhe në vendimin për të unifikuar UÇK-në dhe FARK-un. Kishte një marrëveshje mes anëtarë të FARK-ut dhe UÇK-së që të bashkonin forcat, por Thaçi nuk ishte fare në takim.

Avokati po ashtu theksoi Thaçi nuk ka pasur kontroll efektiv mbi UÇK-në

“Nuk ka pasur strukturë komanduese dhe kontrolluese mbi UÇK-në nga Hashim Thaçi, apo askush tjetër që ishte pjesë e delegacionit në Rambuje. Provat nga Rambujeja tregojnë se Hashim Thaçi nuk e kishte mundësinë që të parandalonte apo ndëshkonte krimet që ndodhnin nëpër zona”.

Kehoe ka përmendur se Qeveria e Përkohshme ishte strukturë gjithëpërfshirëse edhe me anëtarë të LDK-së.

“Supozohej që të ishte e përkohshme deri në zgjedhje të lira. Qeveria e Përkohshme nuk ishte plani i Thaçit për ta shfrytëzuar vakumin e pushtetit. ShBA-së donte që të kishte një qeveri të përkohshme që funksiononte në harmoni me subjektet ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post

Më Shumë

Dy raketa hedhës me predha, granata dore – gjenden dhe konfiskohen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren

Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy personave të tjerë, si dhe...

Ylli sot pret Trepçën në ndeshjen e dytë finale

Sot zhvillohet përballja e dytë finale e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ylli synon titullin e kampionit, që do...

Lajmet e Fundit