5.7 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

I nxehti “pushton” Indinë, humbin jetën 34 persona

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën në dy ditët e fundit për shkak të motit të nxehtë në rajonin Uttar Pradesh në veri të Indisë.

Autoritetet shëndetësore në Uttar Pradesh, paralajmëruar për temperaturat e larta. Departamenti Meteorologjik i Indisë (IDM) njoftoi se temperaturat janë rritur mbi normalen e stinës në rajonin Ballia dhe se kanë arritur në 42.2 gradë Celsius.

Mjekët kanë thënë se personat mbi 60-vjeç nuk duhet të dalin jashtë për shkak të temperaturave në rajon në të cilin në dy ditët e fundit kanë humbur jetën 34 persona. Bëhet e ditur se personat që kanë humbur jetën, janë mbi 60-vjeç dhe se moti i nxehtë mund të ketë rritur sëmundjet e pranishme.

Në Indi, muajt prill, maj dhe qershor janë kryesisht të nxehtë dhe në vitet e fundit janë vërejtur efekte shumë më të rënda si pasojë e motit të nxehtë. Valët e të nxehtit të cilat shkaktojnë shpesh mungesë uji, ndikojnë negativisht ndaj miliona njerëzve.

Në qytetin Navi Mumbai në rajonin Maharashtra në perëndim të Indisë, 13 persona që morën pjesë në një ceremoni të mbajtur në muajin maj humbën jetën si pasojë e goditjes së diellit.

Krahas Indisë, temperaturat të larta rekord vërehen edhe në vendet e rajonit, përfshirë Bangladeshin, Tajlandën, Filipinet, Vietnamin, Laosin dhe Kinën.

Më Shumë

Gazetaria hulumtuese, pasion dhe mision publik që kërkon guxim, përkushtim dhe durim

Nga Musa Sabedini - Çdo hulumtim ka një mision, dhe çdo mision bart në vete një rrezik real. Ky përkufizim i thjeshtë mjafton për...

“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për marshin më 17 shkurt

Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar orarin dhe agjendën e nisjes së autobusëve nga komunat e vendit për pjesëmarrje në marshin “Drejtësi, jo politikë”...

Pa pranga

Lajmet e Fundit