2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

I strehoi vite më parë: Vlora do të ketë Muzeun e Hebrenjve

Në zonën e rilindur të Vlorës, do të jetë së shpejti dhe Muzeu i Shpëtimit të Hebrenjve – është lajmi i bërë me dije nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Mirëmëngjes… dhe me lajmin se, së shpejti, në zonën e rilindur historike të Vlorës, do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, ju uroj një të diel të bukur”, – shkruan në Facebook, Rama.

Historia e mbrojtjes dhe shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri është një histori mahnitëse dhe kjo është koha për ngritjen e muzeut të munguar të historisë së hebrenjve në Shqipëri.

Ata ishin një popull i përndjekur që gjeti mbrojtje në Shqipëri. Ky muze do të vijë për të treguar gjithashtu dhe një histori të hershme bashkëjetese mes dy popujve. Gjithashtu, vjen për qytetarët, në shenjë kujtimi dhe mirënjohjeje, për të dëshmuar sesi popull hebre gjeti mikpritje dhe një derë të hapur, duke u shpëtuar jetën.

Qendra historike e qytetit bregdetar të Vlorës, një diamant deri dje i mbuluar nga pluhuri i harresës, sot ka marrë shkëlqimin multidimensional të një pike referimi historiko-kulturor dhe me impakt në zhvillimin ekonomik dhe turistik të qytetit bregdetar.

E shtrirë pranë sheshit e flamurit, ajo ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundshekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të. Janë 68 objekte që i janë nënshtruar restaurimit. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkonet e vogla të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagja e hebrenjve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga, transmeton ‘konica.al’.

E gjithë zona është përshtatur me elementët e dikurshëm, që nga ndriçimi e deri te kanatat e dritareve, ndërkohë që është ndërtuar nga e para sistemi i kanalizimeve. Punimet e Qendrës Historike të Vlorës, pritet të përfundojnë në vjeshtë dhe banorët shpresojnë që kjo qendër, të kthehet në një atraksion turistik.

Komuniteti hebre në qytetin e Vlorës bashkëjetoi dhe ndërtoi raporte të shkëlqyera me banorët vendas. Hebrejtë nuk u trajtuan kurrë si emigrantë, por si vlonjatë të vërtetë. Ata kanë bashkëjetuar në mënyrë shembullore në komunitet dhe, madje kanë bërë edhe martesa jashtë racës së tyre. Hebrejtë kanë ushtruar profesione të ndryshme, mësues, ekonomistë. Vitet 1990-1991 shënuan edhe momentin kur hebrejtë u larguan nga qyteti i Vlorës, për në Izrael. Por, ata kanë lënë pas kujtime, që nuk do të shlyhen kurrë nga kujtesa e vlonjatëve.

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Lajmet e Fundit