5 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

I vodhi mikrofonon hoxhës, kamerat e sigurisë zbulojnë të riun

Dy ditë më parë në qytetin e Korçës një i ri ka vjedhur mikrofonin e hoxhës në xhami.
Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë që ishin në lagjen 7 të qytetit, u zbulua edhe autori i ngjarjes.

Ai është një 23-vjeçar i identifikuar si Pablo Hazisllari. Iriu është arrestuar nga policia ndërsa dyshohet të jetë një prej autorëve të grabitjes së 6 xhamive në Korçë.

Kohët e fundit në këtë në këtë qytet janë vjedhur dhe dhunuar shumë objekte të kultit.

Hajdutëve nuk u kanë shpëtuar as xhamitë e Bilishtit dhe fshatit Dishnicë. Vjedhja e objekteve të kultit, si ato myslimane dhe të krishtera, në Korçë ka ndodhur vazhdimisht.

Kujtojmë se pas festave fetare, edhe Katedralja në mes të qytetit është sulmuar nga hajdutët.

 

Më Shumë

Rahoveci “trondit” Gjakovën, fitore gjigante për mbijetesë

Rahoveci 029 ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat 63-67, në një duel dramatik që mund të rezultojë...

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Lajmet e Fundit