6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ibra: FIFA nuk mund të ma ndalojë pjesëmarrjen në Botëror

Zlatan Ibrahimoviq është rikthyer edhe njëherë të flasë për Botërorin ‘Rusi 2018’, teksa tregoi se ende nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë apo jo.

Sulmuesi shtatlartë suedez sfidoi edhe FIFA-n, duke thënë se organizmi më i lartë i futbollit botëror nuk mund t’ia ndalojë pjesëmarrjen në ‘Rusi 2018’.

FIFA ka akuzuar sulmuesin se ka shkelur nenin 25 të kodit etik të futbollistëve, pasi ka nënshkruar kontratë sponsorizimi dhe bashkëpunimi me një kompani bastesh, transmeton KP.

“FIFA nuk mund të më ndalojë. nëse dua të jem në Botëror, do të jem. Kjo nuk është një çështje për FIFA-n, por për mua dhe atë çfarë unë dëshiroj”, tha gjiganti suedez.

Zlatan u transferua në muajin mars në MLS-në amerikane, ku po luan me Los Angeles Galaxy, duke shënuar edhe dy golat e parë në debutim.

Më Shumë

Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka theksuar se përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme me fillimin e zbatimit të sigurimeve shëndetësore,...

Në Malishevë vijon aksionin për pastrimin e hapësirave publike

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në kuadër të muajit të pastrimit, me moton...

Lajmet e Fundit