5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

IKSHP alarmon: Mund të shkaktoni shpërthim epidemik, mos u grumbulloni në Brezovicë e Prevallë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës po kërkon nga qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna deri më tani dhe të mos dalin përgjatë orëve të lira të lëvizjes.

Sipas IKSHPK-së, qytetarët po rrezikojnë vetën dhe familjarët e tyre me daljet e panevojshme

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në, Prishtinë, Prevallë dhe në Brezovicë janë mbledhur grumbuj të njerëzve.

Instituti i Shëndetit Publik po kërkon nga qytetarët që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, e të mos dalin pa nevojë.

“Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe Familjet e Juaja! Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet! Në Brezovicë e Prevallë janë mbledhur grumbuj të njerëzve! Kjo është e rrezikshme!”, thekson IKSHPK-ja.

 

Më Shumë

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Lajmet e Fundit