13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

AAK i kërkon Qeverisë Kurti t’ia japë nga 100 euro secilit qytetar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmjet një konference për mediat, ka propozuar që Qeveria e Kosovës të ndajë nga 100 euro për secilin qytetar të Kosovës, për ta tejkaluar krizën e shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet ta ndjejnë dorën e shtetit sikur asnjëherë më parë.

“Si kurrë më parë, scili qytetar duhet ta ndjejë dorën e shtetit. Ne si AAK propozojmë si mbështetje të menjëhershme ndarjen e nga 100 eurove për secilin qytetar të Kosovës. Zbatimi i këtij vendimi do të duhej të bëhej nëpërmjet ekstrakteve të lindjes. Këto ndihma ta mbështesnin secilën familje, dhe në të njëjtën kohe e rrisin edhe konsumin, e kjo ndikon drejtpërdrejt në arkëtimin e parasë në arkën e shtetit”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka thënë se sipas vlerësimeve të para të AAK-së, e gjithë kjo do të kushtonte rrreth 170 milionë eurove.

Ai po ashtu ka propozuar edhe masa të tjera për ta përballuar krizën.

“Duhet intervenuar te investimet kapitale, për të prituar kohëra më të volitshme për këto kohëra. Borxhi publik është më i ulëti në rajon. Andaj edhe rritja e këtij borxhi duhet paarë si mundësi për mbështetjen e njerëzve dhe të ekonomisë. Pakoja emergjente e ndarë nga Qeveria e Kosovës, është e pamjaftueshme. Situata kërkon reagim më të shpejtë. Dëmet mund të jenë të mëdha, nëse nuk reagohet menjëherë”, ka thënë ai.

Po ashtu, Abrashi ka thënë se përveç vendimeve të sipërpërmendura, duhet krijuar edhe një task-frocë të veçantë që do të merret me mbrojtjen e sektorit privat dhe vendet e punës nga kriza e pandemisë.

“Duhet krijuar një task forcë që të ruhet sektori privat dhe vendet e punës nga kriza e pandemisë. Këto mjete janë të domosdoshme, meqensë pritet rënie e remitencave të diasporës. Duhet të ndryshohet TVSH, dhe e njëjta të paguhet pas shitjes së produktit, jo paraprakisht. Ne si AAK e shohim të nevojshëm për të ardresuar masat që duhet ndërmarrë, për mbrojtjen e punëtorëve të sektorit privat dhe publikut, si dhe mijëra biznese aktive që sot ballafaqohen me vështirësi të madh”, ka theksuar ai.

Sipas tij, çdo intervenim i vonshëm nuk do ta ketë efektin e njëjtë sikur tani.

 

Më Shumë

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Lajmet e Fundit