18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Incidenti në Prizren, mosmarrëveshje midis përfaqësuesve të së njëjtës parti

prizreni5Incidenti i raportuar në mëngjes, në procesin zgjedhor në Prizren nuk është se dikush ka penguar dikë të votojë, por ka qenë një mosmarrëveshje teknike në mes të dy përfaqësuesve zyrtar të AAK-së në një qendër votimi, njoftoi policia në Prizren.

Drejtori rajonal i policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, konfirmoi për “Zëri-n” se në qendrën e votimit të vendosur në lagjen periferike Arbana, ka pasur një gabim teknik, në mes të përfaqësuesve zyrtar të AAK-së të deleguar për të mbikëqyrur procesin, pasi që të dy kanë pasur shenjat identifikuese për të njëjtin vendvotim.

Ai tha se kjo çështje është zgjidhur dhe tash jo vetëm këtu, por në tërë territorin e komunës çdo gjë po zhvillohet normalisht.

Edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxhaj ecurinë e deritashme të procesit zgjedhor në rajonin e Prizrenit e ka vlerësuar të rregullt dhe pa pengesa.

Ndërkaq, dega e AAK-së-së përmes një reagimi ka njoftuar se në bazë të informatave nga vëzhguesit dhe anëtarët e saj, ka vërtetuar se ka parregullsi në listat e votuesve, pasi disa anëtarë të AAK-së në Prizren, nuk mund të gjejnë emrin e tyre në listat e votuesve nga KQZ.

“Njëri nga ta është edhe anëtari i kryesisë qendrore të AAK-së, Haxhi Ferati i cili nuk figuron askund në listat e votuesve të KQZ-së”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Real Madrid, klubi i parë me të hyra një miliard brenda një stinori

Real Madridi është bërë klubi i parë që e ka kaluar një miliardshin në të hyra. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi mbretëror përmes një...

Në qytetin e Prizrenit dhe zonat periferike vazhdon dezinsektimi

Pasditen e djeshme, procesi i dezinsektimit në qytetin e Prizrenit dhe zonat periferike vazhdoi sipas planit, ka bërë të ditur Komuna e Prizrenit. "Dezinsektimi, që...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit