11.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

“Infrakos” : Komuna e Prizrenit një pjesë të pasurisë e ka tjetërsuar te personat privatë

Infrastruktura e hekurudhave të Kosovës “Infrakos” ka ofruar dëshmi në gjyqësor se Komuna e Prizrenit një pjesë të pasurisë që është në emër të kësaj ndërmarrjeje e ka tjetërsuar te personat privatë, duke u dhënë leje ndërtimi.

Kështu së paku shkruan në një aktvendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës-Departamenti i çështjeve administrative. Një gjë e tillë sipas kësaj gjykate ka dhënë indikacione se Hekurudhat e Kosovës mund të pësojnë dëme të pariparueshme, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është një prej arsyeve që kjo gjykatë në shtator të vitit të kaluar ka marrë aktvendimin për shtyrjen e ekzekutimit të Planit Zhvillimor Komunal, Planit Zhvillimor Urbanistik dhe dy planeve rregulluese urbane të miratuara nga KK i Prizrenit, deri në marrjen e aktgjykimit lidhur me padinë e “Infrakosit” ndaj Drejtorisë së Urbanizimit.

Më Shumë

Vetura godet një 82-vjeçar pranë spitalit në Prizren – kjo është gjendja e tij

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor i moshës 82-vjeçare, saktësisht në...

Ballkani shkëlqen ndaj Dritës, rikthehet në krye të tabelës

Ballkani ka shënuar fitore të madhe në derbi ndaj Dritës me rezultat të thellë 3:0, në kuadër të Albi Mall Superliga e Kosovës, duke...

Lajmet e Fundit