-6.9 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Iniesta ndjen fundin

“Jam realist, ka shumë mundësi që ky Botëror të jetë takimi im i fundit me ekipin përfaqësues”. Legjenda dhe heroi i Barcelonës, Andres Iniesta, që ka udhëhequr Spanjën drejt sukseseve më të mëdha ka rrëfyer për “Sport” qëllimin e tij për tu larguar nga përfaqësuesja spanjolle në përfundim të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Iniesta udhëhoqi Kombëtaren spanjolle drejt kreut të Grupit G, aty ku ishte edhe Shqipëria në këto eliminatore, duke siguruar kualifikimin direkt, ndryshe nga Italia, rivali kryesor.

“Jam i vetëdijshëm për momentin, të moshës, të gjithçkaje, por të shohim se si do të rrjedhin gjërat. Duhen ende edhe shumë muaj deri në Botëror dhe shpresojmë që të shkojë gjithçka aq mirë sa për të qenë në Rusi. Duke nisur nga aty do të bëjmë më pas vlerësimet e domosdoshme”, deklaroi ylli i Barcelonës dhe i Spanjës, Andres Iniesta.

Më Shumë

Nisma mori 834 vota në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren  ka marrë 834 vota apo 1.17 për qind në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë. Me këtë...

Plagosja në Duhël të Suharekës, pesë të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për një rastin e plagosjes që ndodhi dje në fshatin Duhël të Suharekës. Sipas raportit 24-orësh të policisë,...

Lajmet e Fundit