14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Haskuka në Zhur: Partitë tjera ka kohë që e kanë harruar popullin

Kandidati për kryetar të Prizrenit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Mytaher Haskuka, angazhimin e tij ditor në kuadër të fushatës zgjedhore, e përfundoi në Zhur, pas një takimi që pati paraprakisht edhe me banorët e fshatit Dobrushtë, thuhet në Komunikatën për Media nga LVV’ja në Prizren.

“Në takim me banorët e fshatit Dobrushtë, Mytaher Haskukën dhe kandidatin për asamble komunale, Sefer Saramati, i kanë mbështetur edhe deputetët, Albin Kurti e Arbër Rexhaj.

Në Zhur, Mytaher Haskukën dhe kandidatët për asamble komunale, Muharrem Elezkurtaj dhe Rrahim Susuri, i mbështetën edhe deputetët Albin Kurti, Arbër Rexhaj e Drita Millaku.

Para banorëve të shumtë dhe pas paraqitjeve të kandidatëve për asamble komunale dhe fjalëve mbështetëse të deputetëve, para banorëve të Zhurit,kandidati për të parin e Prizrenit mes tjerash tha:

“Zhuri sonte i tha po ndryshimit. Kur ndryshon Prizreni, ndryshon edhe Kosova, ndërsaqeverisja në Prizren ndryshon, kur ndryshon Zhuri.Partitë tjera ka kohë që janë larguar nga populli, i kanë harruar premtimet e tyre, prandaj kur dalin nëpër medie nuk e kanë as idenë më të vogël se qytetarët e Komunës së Prizrenit me vite të tëra ballafaqohen me ujë të pijes.
Asnjë punë që nuk bëhet me mendje e me zemër nuk përfundon si duhet.
Dështimet e tyre do t’i kthejmë në suksese.

Sonte i keni 43 prioritete të shënuara, këto zotime nuk është dashur te jënë këtu, por një pjesë e tyre janë pjesëdeshtimeve të tyre, e qëjanëbërë zotime tona,Por dështimet e tyre, do të jenënjëherit sukseset tona.

Më 22 tetor do te jemi subjekti me i madh, jo vetëm nëKosovë, por edhe në asamblenë komunale të Prizrenit.

Me programin për zhvillim, të rinjtë të cilët do të kenë ide, do t’i lidhim me diasporën. Idetë e të rinjve dhe kapitali i diasporës do të jetë porta e zhvillimit ekonomik, jo vetëm në Komunënë e Prizrenit, por edhe në mbarë Kosovën.

Me paratë tona krenohen edhe Kadriu, edhe hashimi, edhe Isa.

Ka 10 vite që kanë filluar projektet këtu në Zur dhe edhe nuk është përfunduar. Prerja e shiritit inagurues është bërë tragji-komedi.

kanë nisur e nuk janë përfunduar mbi 200 projekte.Vazhdimisht dalin nëpër medie dhe pa fije turpi mashtrojnë qytetarët e Komunës dke caktuar data imagjinare për përfundimin e këtyre projekteve.

Me ne, marrja e vendimit për një investim, do të thotë edhe përfundim i tyre me llogaridhënie.”

Më pas Mytaher Haskuka u bëri thirrje banorëve të Zhurit që të votojnë për numrin dhjetë, të votojnë për kandidatët ë cilët do ta përfaqësojnë Zhurin në asamblenë komunale të Prizrenit”, thuhet në Komunikatën për Media nga LVV’ja në Prizren.

Më Shumë

Sot, ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e...

“Beteja e Koshares” – Quni: Në raport me Serbi gjithmonë krijonim epërsi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me Betejën e Kosharës. Quni...

Lajmet e Fundit