7.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Inkasanti i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren, akuzohet për përvetësim prej rreth 20 mijë euro

Gjykimi ndaj inkasantit të ndërmarrjes ‘Hidroregjioni Jugor”, Hafir Gallopeni, i akuzuar për përvetësim në detyrë, do të fillojë me 12 prill, pasi që të njëjtit i është refuzuar kërkesa për hudhjen e aktakuzës.

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur shqyrtimi i dytë në këtë çështje penale, ku mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Bashkim Nevzati ka kërkuar që aktakuza të hudhet poshtë në mungesë të provave.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka kërkuar që të refuzohet kërkesa për hudhje të aktakuzës sepse e njëjta është e bazuar në prova të pranueshme.

Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për hudhje të aktakuzës dhe pasi që mbrojtja ka hequr dorë nga ankesa, ka caktuar fillimin e gjykimit për 12 prill, në ora 09:30.

I akuzuari dyshohet se duke punuar si inkasantë në ujësjellësin “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, ka përvetësuar para, në shumë prej rreth 20 mijë euro.

Gjykimi zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur fillimisht ndaj Hafir Gallopenit, Faik Berishës, Isen Ramanajt dhe Dardan Gashit.

Mirëpo, të akuzuarit Faik Berisha, Isen Ramanaj dhe Dardan Gashi, pas ngritjes së aktakuzës, kanë arritur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, me organin e akuzës, ndërsa i akuzuari Hafir Gallopeni, nuk ka arritur një marrëveshje të tillë, andaj për të njëjtin procedura vazhdon./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Drini i Bardhë kërkon të forcojë pozitën ndaj Kosovës VR

Në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, KF Drini i Bardhë do të përballet këtë të diel me KF Kosova VR, në një...

Historike: Kosova drejt “Ëndrrës Amerikane”

“Dardanët” kanë marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Sllovakia në Bratislavë, në ndeshjen e play-off-it për FIFA World Cup 2026. Kosova u rikthye fuqishëm...

Lajmet e Fundit