10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Inspektohen punimet në ndërtimin e çerdhes në lagjen “Dardania” në Prizren

Autoritetet komunale të Prizrenit dhe përfaqësuesit e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Kosovë, të martën, kanë inspektuar punimet për ndërtimin e çerdhes në lagjen “Dardania”.

Drejtuesit e pushtetit lokal kanë theksuar se ky projekt është i domosdoshëm për lagjen që është në rritje e sipër, derisa donatorët kanë shprehur dëshirën që kjo çerdhe të jetë shembull, duke ofruar edukim për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë lokalitet.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka theksuar se punimet në këtë projekt po realizohen me intensitet të shpejtuar.

“Ka më pak se dy muaj që kanë filluar punimet dhe tash kulmi është gati dhe brenda po realizohen punimet. Pra punimet janë zhvilluar shpejt”, ka thënë Haskuka, teksa ka përkujtuar se marrëveshja me TIKA-n për ndërtimin kësaj çerdheje është nënshkruar në fillim të vitit të shkuar.

“Fillimi i punimeve është vonuar për shkak të pandemisë. Por shpresoj se së shpejti do të vijmë në hapjen e saj”, ka deklaruar ai. Haskuka ka shtuar se “Dardania” është një lagje që po rritet, me shumë ndërtime dhe se “ky investim është i qëlluar”.

Ndërkaq koordinatori i TIKA-s në Kosovë, Cihan Dinçer, ka shprehur mirënjohjen për të gjithë akterët që kanë bashkëpunuar rreth këtij projekti, që sipas tij po ecën me dinamikë të duhur.

“Ndonëse ka qenë fundi i vitit, kemi marrë udhëzime të veçanta nga kreu i TIKA-s për jetësimin e këtij projekti, shkaku i rëndësisë që ka. Pak a shumë brenda 10 ditëve, pas realizimit të punimeve edhe në hapësirën e jashtme këtë çerdhe do ta dorëzojmë. Në këtë çerdhe do të ofrohet edukim për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë anë dhe shpresojmë se do të jetë një çerdhe shembull”, është shprehur Dinçer.

Sa i përket vlerës së investimit, ai ka theksuar se bëhet fjalë për “një dhuratë bujare nga populli i Turqisë për popullin e Kosovës”, dhe se dhuratat e tilla nuk maten në aspektin material.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizreni, Xhemile Thaçi-Vezgishi ka pohuar se punimet në çerdhen që ndodhet në oborrin e shkollës “Nazim Kokollari” janë në përfundim e sipër dhe njëherësh ka shprehur mirënjohje për TIKA-n për donacionin në fjalë, veçanërisht në periudhën e pandemisë.

Image

https://www.koha.net/kosove/253864/inspektohen-punimet-ne-ndertimin-e-cerdhes-ne-lagjen-dardania-ne-prizren/

Më Shumë

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Lajmet e Fundit