Inter Miami të interesuar për Luis Suarez

Inter Miami i David Beckham, kanë shprehur përsëri interesim për sulmuesin e Atletico Madrid-it, Luis Suarez.

Inter Miami humbi në play-off sezonin e kaluar dhe po kërkon të forcoi sulmin para sezonit 2022 dhe Suarez, i cili ka pësuar një rënie në formë këtë vit pasi ndihmoi Atletin të fitonte La Ligën në 2020/21, mund të tundohet nga një ofertë e madhe.

 

Largimi i fundit i Blaise Matuidi ka hapur një vend për lojtar të caktuar në listën e Miami, të cilin Suarez mund ta plotësojë.

Gonzalo Higuain është sulmuesi tjetër i skuadrës, por gjithashtu është folur se ai mund të tërhiqet në të ardhmen e afërt, duke dyfishuar vendosmërinë e Miamit për t’u forcuar në sulm.

Sipas Pedro Bravo në El Chiringuito, Suarez është i interesuar për ofertën e Beckham për të luajtur në Shtetet e Bashkuara, por pas tij ka edhe ekipe të tjera, duke përfshirë Aston Villa-n dhe një klub aziatik.

Sulmuesi 34-vjeçar mund të preferojë të presë deri në fund të sezonit spanjoll, përpara se të bëjë një lëvizje.

Sezoni i MLS fillon në fund të shkurtit, kështu që nëse Suarez vendos të transferohet në Shtetet e Bashkuara, ai duhet të marr vendimin së shpejti.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit