26.9 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Irina Shayk sulmon hapur Cristiano Ronaldon

Kur vjen puna tek meshkujt, Irina Shayk ka vetëm një rregull, të jetë besnik! Në një intervistë për revistën spanjolle “Hola”, supermodelja ruse, është rrëfyer rreth preferencave të saj për meshkujt dhe për ish – partnerin Cristiano Ronaldo.

E duke folur për këtë të fundit, ndonëse pa e përmendur në emër, 29 – vjeçarja tha se për të, gjërat janë fare të thjeshta, me njeriun që ke në krah duhet të jesh besnik dhe të mos kesh sekrete.

Shayk, foli gjithashtu edhe për mashkullin ideal, të cilin e përshkroi si të dashur, me humor, të ndershëm dhe të dijë të trajtojë një femër. Edhe në këtë rast, Irina nuk la pa theksuar se ai duhet të jetë besnik.

Megjithëse në asnjë moment nuk artikuloi emrin e futbollistit 30 – vjeçar, siç shkruan dhe “Mirror”, këto deklarata të supermodeles ishin mesazhe të qarta mbi zërat e përhapura sëfundmi në media se, arsyeja e ndarjes mes tyre kishte të bënte me tradhëtitë e Ronaldos.

Nga ana tjetër, pas ndarjes nga Shayk, sulmuesi i Real Madrid është parë në shoqërinë e prezantueses spanjolle Lucia Villalon, prezantueses meksikane, Vanessa Huppenkothen dhe sëfundmi po përflitet për një lidhje të mundshme me modelen italiane, Alessia Tedeschi. /tvklan.al/

 

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tone do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas IHMK-së,...

Çmimet e naftës pritet të rriten pas sulmeve të ShBA-së ndaj Iranit

Çmimet globale të naftës pritet të rriten pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit. Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive e Crystol Energy ka...

Lajmet e Fundit