6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Isa Mustafa e bën zëvendësministër djalin e Ibrahim Rugovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka emëruar në pozitë qeveritare edhe një anëtar të Familjes së Ibrahim Rugovës.

Djali i madh i ish-Presidentit është emëruar Zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Emërimin e tij e ka bërë Kryeministri Isa Mustafa, shkruan Express.

Mendim Rugova është marrë me fotografi dhe me metrologji. Më herët në politikë ka qenë i përfshirë edhe djali i vogël i Ibrahim Rugovës, Uka, i cili kishte arritur të bëhej deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit edhe e bija e Rugovës, Teuta, përmes listës së LDK’së arriti të bëhet deputetë, madje njëra ndër më të votuarat në LDK.

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Bashkimi kërkon fitoren e dytë në Play-off ndaj Prishtinës

Bashkimi do të përballet sonte me KBF Prishtina në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave. Skuadra prizrenase e nisi në...

Lajmet e Fundit