13.8 C
Prizren
E premte, 9 Qershor, 2023

Ish-deputeti i PDK-së del pozitiv me koronavirus

Ish- deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Andin Hoti, ka njoftuar se ka dal pozitiv me COVID-19.

“Sapo u njoftova nga IKShPK se kam rezultuar POZITIV për Covid-19. Shenjat e para kanë filluar para 3 dite: Vështirësi në frymmarrje, kollë, humbje e lehtë e shijes!”.

Hoti tha se sipas rekomandimeve do të vetizolohet.

“Me rekomandim të institucioneve shëndetësore do të vet-izolohem deri në shërim të plotë. I kërkoj falje secilit nga ju që kam pasur kontakt ditëve të fundit, e që si pasojë mund të rezultoj pozitiv në të ardhmen”.

“I shpreh mirënjohje të pa rezervë mjekëve, infermierëve, e gjithë personelit shëndetësor për mundin që po e bëjnë në luften kundër virusit.”.

Më Shumë

Dyshimet për përmbajtje të hormoneve në domatet nga Shqipëria – nga janari Kosova importoi mbi 4 milionë kilogramë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave, të dërguara për domatet që janë importuar nga Shqipëria. Ato,...

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur...

Lajmet e Fundit