9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Ish-deputetja e Vetëvendosjes kërkon dorëheqjen e Thaçit

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! Drita Millaku, kërkon dorëheqjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas saj, Thaçi duhet të mbrojë luftën e pastër të UÇK-së.

“Presidenti, Hashim Thaçi, duhet të jap dorëheqje nga posti që mban dhe të mbrojë pastërtinë e luftës së UÇK-së, pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria e Specializuar ndaj tij dhe ish- kryeparlamentarit, Kadri Veseli”, tha Millaku për TV Prizrenin.

Millaku, në maj të këtij viti, pati deklaruar se presidenti Thaçi nuk do ta përfundojë mandatin e tij.

“Thaçi së shpejti do ta nxjerrë biletën njëdrejtimëshe për në Hagë”, pati thënë Millaku.

Ish-deputetja e LVV-së nga Prizreni, Drita Millaku, e cila nuk e kishte votuar themelimin e Gjykatës Speciale, tha se subjekti i saj politik, kishte kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale.

Sipas saj, Thaçi, kishte bërë presion ndaj deputetëve për të votuar këtë gjykatë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, të mërkurën, njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit.

Më Shumë

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit