Ish gjyqtari i EULEX-it, Florit: Sherri i dyshimeve të hapura, askush s’po më merr në punë!

Emri i tij përmendet në shumë dosje që u morën në sirtarët e Task-Forcës së ngarkuar për hetimin e korrupsionit në EULEX. Kjo pasi Francesco Florit, konsiderohej si një nga njerëzit më të prekur nga mito gjatë ndarjes së drejtësisë në Kosovë.

Përderisa misioni i Bashkimit Evropian e ka mohuar të ketë bastisje të paligjshme në zyrat e hetuesve, për të cilën ka raportuar Klan Kosova, është gjyqtari italian ai që ka vendosur të flasë.

Florit mohon se ka lidhje me shefin e EULEX-it, Gabriele Meuccin, i cili, sipas burimeve të televizionit, me këtë operacion i pengoi hetimet. Ai për më tepër ka reaguar ndaj akuzave që të dyve ua ka bërë ish-prokurorja britanike, Maria Bamieh.

“Meqë kam lexuar se zonja Bamieh po pretendonte përsëri për këtë storien e korrupsionit, se Meucci ka urdhëruar bastisjen sepse ai është Italian si unë, desha të kem mundësinë të flasë diçka, sepse Meucci mund të jetë Italian si unë ashtu si 58 milionë të tjerë, por unë kurrë nuk jam takuar, folur apo lexuar ndonjë e-mail me Meuccin në jetën time”, ka thënë Florit.

Ish-kreu i gjyqtarëve të EULEX-it, që vendoi të flasë për rastin pas një heshtjeje të gjatë karshi kërkesave të Klanit, thotë se askush nuk e ka informuar zyrtarisht për punën e grupit hetues.

“Sinqerisht të flas, unë nuk e di se çka është kjo Task-Forca antikorrupsion. E di që para një viti e disa muaj diçka që quhej Task-Forca fantazmë u themelua brenda EULEX-it me detyrë që të hetojë rastet e mia”, ka deklaruar ish gjyqtari i EULEX-it.

Në këtë intervistë të zhvilluar me Skype, e të kërkuar nga vetë italiani, ai ka insistuar se është i gatshëm të bashkëpunojë për hetimin e dyshimeve, mirëpo thotë se ish-prokurori i rastit, Heiki Vendorf, nuk e mori parasysh.

“Që nga viti i kaluar i kam kërkuar që të më intervistojë, por këto kërkesa asnjëherë nuk u pranuan. Gjithmonë u refuzuan”, është shprehur Florit.

Edhe pse ndaj tij janë ngritur dy aktakuza për mitmarrje, pasi dyshohet se me ryshfet bleu një shtëpi 300 mijë euro në Itali, Florit thotë se nuk bën jetë të shtrenjtë.

“Unë nuk kam motoçikleta të bukura, nuk kam pishinë në shtëpi dhe asnjë shenjë të një jete madhështore si këto histori që thuhen për mua”, ka pohuar ai për Klan Kosova.

Duke u ankuar në zvarritjen e përfundimit të hetimeve, ai thotë se sherri i dyshimeve të hapura, askush nuk po e merr në punë. /Klan Kosova/

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit