15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Ish-këshilltari i Veselit “sulmon” Çitakun e Nikajn

Nijazi Kryeziu, ish-këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, i ka cilësuar jolegjitim dy anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ish-ambasadoren Vlora Çitaku dhe Bernard Nikajn.

Paraqitja televizive e Çitakut dhe Nikajt të martën mbrëma, nxiti reagimin e ish-protagonistit të skandalit të përgjimeve “Pronto”.

Kryeziu tha se Çitaku dhe Nikaj po flasin “si konsititucionalistë”. Akuzoi dy anëtarët e rinj të Kryesisë së PDK-së për emërime në baza jomeritore.

“Asnjëri nuk kanë legjitimitet në postet e tyre sepse nuk kanë marrë pjesë në asnjë nivel të zgjedhjeve të brendshme të PDK-së. Janë të emruar, ashtu siç kanë qenë të emruar ambasadorë”, reagoi Kryeziu.

“Me që jemi te Kushtetuta që aq shumë po e përmendin në debat, Kushtetuta e partisë është Statuti, që asnjëherë asnjë shkronjë nuk e keni respektuar për të garuar apo fituar ndonjë pozitë”.

Nijazi Kryeziu shërbeu si këshilltar i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në fund të muajit nëntor, Kryeziu u shfaq në një darkë me zyrtarin e PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Kryeziu dhe ish-“shefin e shefave”, Adem Grabovci.

Kryeziu, sikurse “shefi i tij”, Adem Grabovci, është liruar nga akuzat për rastin “Pronto”, në të cilin akuzohej nga Prokuroria e Shtetit për vepra korruptive. /Paparaci.com

Më Shumë

Totaj pret delegacionin portugez në Prizren, diskutohet për bashkëpunim në teknologji dhe energji

Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës Portugeze të Biznesit dhe drejtorin e kompanisë Grupo Érre, Ramiro Brito,...

Krusha e Madhe përkujton dëshmorët me dhurim gjaku dhe fidanë |VIDEO

Pavarësisht se vitet kalojnë, muaji mars mbetet i rëndë për banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit. Atë pranverë të hershme, 27 vjet më...

Lajmet e Fundit