Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë përballet me drejtësinë

Teksa mediat prisnin ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të dilte nga hyrja e pallatit të tij, ku është në arrest shtëpie, për në Gjykatën e Krimeve të Rënda, vetë Tahiri është parë në dyert e gjykatës, i shoqëruar nga eskorta e policisë.

Avokati i tij, Maks Haxhia tha se sot do të kërkohet revokimi i masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për të, bën të ditur TCH. Edhe në Gjykatë ish- ministri nuk ka hyrë nga dera kryesore, duke qëndruar larg fokusit të medias.

Të shtunën ndaj ish ministrit të Brendshëm u vendos masa arrest shtëpie, teksa ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik narkotikësh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Vendimi erdhi pothuajse dhjetë ditë pasi ai hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit