19.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Islam Thaçi vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren e konsideron politik

Ish-drejtori  i Inspektoratit në komunën e Prizrenit, Islam Thaçi, është dënuar nga Gjykata Themelore me tre vjet burg, për rrënimin e aneksit të objektit “Abi Çarshia”.

Këtë vendim, Thaçi nuk e pranon dhe e cilëson si vendim politik, njofton Klankosova.tv.

“Realisht për mua s’ka qenë befasi, ngase edhe më herët kam deklaruar me ngritjen e aktakuzës, që i gjithë procesi është i ndikuar politikisht, për gjendjen e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë, pasi kemi raporte të shumta, edhe raportin e progresit dhe raportin e senatit amerikan mbi gjendjen, në të cilën gjendet sistemi i drejtësisë në Kosovë”, është shprehur Thaçi.

“Për mua është një mesazh për të gjithë inspektorët të nivelit komunal, që tash e tutje të kenë frikë në veprimet e tyre në trajtimin e objekteve pa leje, brenda përgjegjësive të tyre që i kanë”.

Thaçi tregon edhe arsyet se pse ky vendim është politik.

“I motivuar politikisht ngase nga fillimi në procedurë ke ndërhyrje të prokurorisë, ne kemi pritur me ditë të tëra vendimin e prokurorisë, pavarësisht padisë kemi pasur edhe katër padi që janë parashtruar nga investitori në gjykata të ndryshme, duke nisur nga Gjykata Themelore për çështje administrative në Prishtinë, ku ju refuzohet padia, dy herë i është drejtuar gjykatës themelore në Prizren, minuta të fundit me ndërhyrje  dhe lidhje të ndryshme, duke pasur parasysh që investitori është i lidhur me subjektin politik, Partinë Demokratike të Kosovës”, shtoi ai.

“Edhe një pjesë e prokurorisë dhe gjyqtarëve, lidhjet e tyre me subjektin në fjalë, nuk mund të komentoj ndryshe se një vendim politik”.

Më Shumë

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

Pas muajit të shenjët të Ramazanit, miliona besimtarë myslimanë sot në mëngjesi iu drejtohen xhamive në mbarë botën për faljen e namazit të Fitër...

Lajmet e Fundit