3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mësimdhënësi në Dragash i rrah me rrip nxënësit

Në fshatin Blaç të komunës së Dragashit gjatë së premtes një mësimdhënës kishte ushtruar dhunë ndaj nxënësve të tij.

Këto duar të premten që shkoi ishin me shenja dhune. Nxënësit e shkollës “Ilmi Bahtijari” në Blaç të Dragashit, thonë se mësimdhënësi i matematikës D.M  rrahu me rrip.

Thonë se ndaj tyre u ushtrua dhunë pasi mësimdhënësit nuk i pëlqyen përgjigjet e nxënësve, që vijojnë mësimet në klasën e 8.Madje këto shprehen se mësimdhënësi u kishte kërkuar që të zgjedhin nëse do të goditen në shpinë apo në duar.

Pasi prindërit e kuptuan, një prej tyre vendosi t’i drejtohet Policisë së Kosovës. Prindi, identiteti i të cilit nuk do të zbulohet për te ruajtur privatësinë e fëmijëve, thotë se mësimdhënësi në fjalë, ka ushtruar dhunë në vazhdimësi ndaj tyre.

Ankesa të kësaj natyre kishte pasur edhe më parë, e këtë e konfirmojnë nga drejtoria e shkollës.

Megjithatë drejtori shprehet se mësimdhënësi nuk është përgjigjur për akuzat ndaj tij.

Por, nëse merren masa, ky mësimdhënës mund të përjashtohet nga detyra e tij.

Se kishte ankesa edhe më parë, e konfirmojnë nga drejtoria e arsimit në komunën e Dragashit. Këta thonë se po presin raportin e Policisë së Kosovës, të cilët e kanë konfirmuar rastin për T7, dhe thanë se hetimet po vazhdojnë me procedurë të rregullt.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, mbi të dyshuarin rëndojnë akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Televizioni T7 ka tentuar të bisedojë edhe me D.M, mirëpo mësimdhënësi ka refuzuar të deklarohet para kamerës, e prapa saj ka pranuar se i rrahi me rrip nxënësit.

 

 

 

Më Shumë

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Lajmet e Fundit