Islam Ukaj zotohet para bashkëvendësve: Do të jem zëri i juaj!

Kandidati i PDK-së për Kuvend të Prizrenit, Islam Ukaj, është zotuar sot para bashkëvendësve të tij në Korishë se do të jetë zëri i dyre edhe në mandatin e dytë të legjislativit.

Zotimin e ka dhënë para kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Në fjalën time drejtuar bashkëvendësve të mi, u zotova se edhe në mandatin e dytë si Kuvendar, do të jem zë i tyre i fuqishëm, në organin më të lartë legjislativ lokal”.

“Falënderues dhe mirënjohës përherë nëndegës dhe strukturave të Korishës, rreth mbështetjes së kandidaturës sime, për herë të dytë”.

“Gjithashtu falënderues edhe shumë qytetarëve gjithandej, për përkrahje të madhe në vazhdimësi ndaj rrugëtimit tim në politikë, ku premtoj publikisht se do i përfaqësoj denjësisht, në të gjitha pozitat publike që më besohen”.
#PDK177
#ShaqirTotaj
#BashkëpërPrizrenin
#IslamUkaj4

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit