11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Ismail Kadare shtrohet me urgjencë në spital

Shkrimtari Ismail Kadare do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Shkrimtari i madh është shtruar me urgjencë në spitalin Amerikan numër dy, i transportuar me barrelë dhe nën masa të repta sigurie e privatësie.

Nga burime konfidenciale mësohet se Kadare është shtruar në pavionin urologjik të spitalit privat.

Ai ndodhej me pushime në Shqipëri dhe ka shkuar në gjendje shumë të rënduar në spital, ku është marrë menjëherë nën kujdes nga mjekët. Në dhomën ku është rehabilituar shkrimtari dhe ku është kryer vizita nuk është lejuar madje as stafi.

Pas vizitës mjekët kanë konstatuar probleme urologjike dhe Kadare do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për prostatën.

Ai ka porositur stafin dhe mjekët që të mos lejojnë asnjë të afërm të hyjë përveç bashkëshortes së tij, Helenës. /BoldNews/

Më Shumë

A është kaosi politik një strategji e qëllimshme e Vetëvendosjes?

Shkruan: Ismet Kryeziu Në politikë, kaosi zakonisht shihet si pasojë e krizave, gabimeve ose paaftësisë për të qeverisur. Megjithatë, në disa raste ai mund të...

QKMF-ja në Prizren pranon donacion me pajisje mjekësore

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka pranuar me kënaqësi një donacion të vlefshëm nga KosovaMed Healthcare sh.p.k., që përfshin...

Lajmet e Fundit