14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Italianët e presin në fytë një shqiptarë 17 vjeç!

Një vrasje makabre ka qënë për një të ri shqiptar me banim në Itali, të cilit i kanë prerë fytin. Nga të dhënat e para, dy janë pistat me të cilat po heton policia, atë për një femër dhe larje hesapesh për drogën.

I zhdukur që prej së dielës, ai është gjetur nga një kalimtar irastit, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë. 17 vjeçari i njohur si Ismail Lulli është gjetur i vdekur në një zonë të San Marinos, në vendin e quajtur Selva Nera.

Trupin e gjeti pranë një kanali në një zonë disi shkëmbore një kalimtar i rastit, që menjëherë njoftoi autoritetet përkatëse. Pas hetimeve është vërtetuar se i riu ishte vrarë dhe më pas ishte tërhequr zvarrë e ishte hedhur në vendin e gjetur.

Nga sa mendohet, vrasja mund të jetë kryer për pasojë e ndonjë zënke për një vajzë, ose borxhet e papaguara nga shpërndarja e drogës.

Në trupin e të riut policia gjeti edhe shenja të ngjitësve adezivë, që tregojnë se kanë tentuar ta lidhin, si dhe shenja të tjera të prerash. Pas autopsisë, do të mësohet nëse janë shkaktuar nga thika, gjatë tërheqjes zvarrë të trupit apo gjatë rënies në terrenin shkëmbor.

Sipas policisë, për kryerjen e aktit duhet të kenë qenë më shumë se një person, duke pasur parasysh që i riu ishte i gjatë 1.80m. Pranë trupit gjithashtu janë gjeturedhe armët e krimit, sikurse edhe celulari i viktimës. Nga tabulatët e celularit karabinierët kanë rënë në gjurmë të dy të rinjve të tjerë shqiptarë, të cilët po merren në pyetje. /albeu.com/

Më Shumë

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Lajmet e Fundit