11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Ja kush do të jenë ministrat e PDK-së

PDK-keshilli drejtuesPartia Demokratike e Kosovës i ka gati emrat për postet ministrore, me të cilat do të qeverisë në mandatin e ardhshëm. Burime brenda PDK-së, bëjnë të ditur për Telegrafin, se posti i kryeministrit tashmë është e qartë që do t’i takoj LDK-së, e cila do të qeverisë edhe me shtatë ministri të tjera, kurse pas lëshimit pe për postin e kryeministrit, partia e Hashim Thaçit si duket e ka ngritur “pazarin politik” në ndarjen e posteve ministrore dhe do të qeverisë me gjithsej nëntë ministri, derisa minoritetet me dy, më së shumti tre ministri.
Lista ‘Srpska’, si duket nuk do të qeverisë me asnjë dikaster qeveritar, por që presioni i saj është përdorur për të ndarë bllokun opozitar.

“Lista Srpska është pjesë e koalicionit, mirëpo për shkak të politikave momentale që ndjekë në mos njohjen e shtetësisë dhe dokumenteve zyrtare, nuk do të jetë pjesë e qeverisjes. Do të jetë vetëm përfaqësuese e zgjedhësve të saj në Kuvend”, thotë ky zyrtar i lartë i PDK-së.

Sipas tij, po shqyrtohet mundësia që të shtohet edhe një ministri e re, respektivisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të ndahet në dyshe dhe të bëhet Ministri e Kulturës dhe Teknologjisë, si dhe një tjetër Ministri e Rinisë dhe Sportit.

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, pritet t’i kthehet tërësisht reformës partiake, duke u tërhequr edhe nga posti i deputetit deri në skadimin e marrëveshjes, e cila e ka bërë presidente Jahjagën, për t’u bërë pastaj President i Kosovës, shkruan Telegrafi.

Kurse, zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pritet të jetë zëvendëskryeministër i parë i Isa Mustafës. Ai synon të krijoj një ekip të fuqishëm dhe me përvojë qeverisëse nga radhët e PDK-së, që t’i qaset seriozisht konkurrencës politike në ekzekutiv.

Sipas këtij burimi, Veseli nuk është aspak i interesuar të jetë kryetar i parlamentit, sepse ky post është më shumë ceremonial dhe i pamjaftueshëm për ta dëshmuar veten.

Kryeparlamentar i kësaj legjislature, do të jetë nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, dhe kjo nuk do të ndryshojë.

E për Hajredin Kuçin, njeriun më të afërt të Thaçit, po flitet se ka plane të tjera për veten dhe se pritet të tërhiqet prej aktivitetit politik për një kohë.

Edita Tahiri, gjithashtu do të jetë në pozicionin e tashëm si zëvendëskryeministre dhe e angazhuar në negociata me palën serbe.

Nënkryetari Enver Hoxhaj, do të vazhdojë të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës. Nënkryetari tjetër, Memli Krasniqi, do të jetë ministër i Infrastrukturës ose ministër i Punëve të Brendshme.

Besim Beqaj, do të jetë ministër i Zhvillimit Ekonomik. Agim Çeku, nëse Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës i mbetet PDK-së, do të vazhdojë të qeverisë me këtë dikaster, në të kundërtën do të mbetet deputet në Kuvend.

Blerand Stavileci, pritet të jetë ministër i Rinisë dhe Sportit ose ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, kurse Petrit Selimi pritet të marrë Ministrinë e Kulturës dhe Teknologjisë.

Gjithashtu, edhe Bekim Çollaku, këshilltari i lartë i deritashëm i Thaçit, pritet të marrë Ministrinë e Integrimeve Evropiane. Kurse, Margarita Kadriu, atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Avni Klinaku, Ministrinë e Diasporës.

Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së pritet të jetë Zenun Pajaziti ose ndonjëri prej emrave të sipërpërmendur për ministra, që mund të mbetet pa post ministror. Ndërsa, shumica tjetër e njerëzve aktiv në PDK, do të shërbejnë si zëvendësministra dhe këshilltarë politik të ministrave të PDK-së. /Telegrafi/

Më Shumë

Zhduket policja nga Rahoveci

Një zyrtare policore nga Rahoveci, është larguar nga shtëpia e saj të dielën. Të marten, ajo u raportuar e zhdukur nga familjarët. Rasti u konfirmua për...

Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim ngasje për 6 muaj

  Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi...

Lajmet e Fundit