Ja recitatorët më të mirë të Malishevës

Malisheve-gara per recitatorDje në kuadër të përgatitjeve për shënimin kremtues të Festave të Marsit: Epopesë së UÇK-ës dhe Ditës së Mësuesit, u mbajtën garat e recitatorëve, ku morën pjesë të gjitha shkollat e komunës sonë. Garat u organizuan në këto nivele: Në arsimin parafillor, fillor, i mesëm i ulët dhe i mesëm i lartë. Këto gara janë tradicionale dhe organizohen nga Drejtoria e Arsimit dhe Edukimit në Malishevë.

Poezitë i ka karakterizuar fryma e atdhedashurisë, lirisë, luftës për çlirim e bashkim kombëtar, shtetndërtimit dhe historisë sonë kombëtare. Garat u mbajtën në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

Komisioni I cili, bëri vlerësimin e pikave të prezantuara në recitime, ishte në këtë përbërje:

1. Prof. Deli Thaçi-Kryetar; 2.Mr. Hanë Bytyçi -anëtar; 3.Prof. Ramadan Mazreku-anëtar. /PrizrenPress.com/

REZULTATET FITUESE TE GARAVE TE RECITATOREVE

Malisheve-Recitatoret fitues

Më Shumë

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Lajmet e Fundit