11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ja sa gra u vranë në 2017-ën në Shqipëri

Bilanc tragjik per vrasjet dhe dhunën ndaj guras ka shënuar 2017, në Shqipëri. Tetë gra, kanë humbur jetën këtë vit si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshortët e tyre, me të cilët ato kishin lindur dhe rritur edhe fëmijë, por jo vetem.

Ende akoma shume gra apo nëna e kanë shumë të të vështirë të denoncojne dhunën dhe e lënë atë të vijojë duke sjellë si pasojë dhe raste ekstreme të vasjeve. Rasti me flagrant ishte ai i vrasjes se gjyqtares Fildes Hafizi në mes të Tiranës.

Të dhënat zyrtare, për vitin 2017 i janë bërë me shumë se 4 mijë denoncime për dhunë në familje, 8.5% me shumë se një vit më parë. Edhe inisiativat ligjore për të dënuar ashpër këtë fenomen akoma nuk kanë dhënë asnjë fryt.

Edhe angazhimi i organizatave joqeveritare për të luftuar e bllokuar fenomenin e dhunës nuk jane rentabel dhe nuk kanë sjellë duke ju refreura statsitikave asnje ulje te ketij fenomieni por vetem rritje të tij.

Keto organzita vetem bejne mbledhje të shkaqeve siç janë problemet ekonmike, xheloizia, etj por asnjehre nuk japin një gjë konkretë se si është punura apo velresuar lufta me kete fenomen.

Me fokus tek më të pambrojturit, për herë të parë, me urdhrin e mbrojtjes për nënën që jepet nga gjykata, automatikisht do të garantohen edhe fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë. Ndërsa kujdestaria për fëmijët, do ti kalojë automatikisht viktimës të dhunës.Fëmijët janë ata që vuajnë gjatë e ndoshta për gjithë jetën pasojat e dhunës në familje.

Ja bilanci i dhunës në familje me pasojë vrasjen.

Femrat e vrara gjatë vitit 2017:

5 prill 2017

Durrës, Ersid Curri, 23-vjeç, vret me armë zjarri gjyshen dhe më pas edhe veten.

4 maj 2017

Kurbin, Ndoc Tota, 75 vjeç, qëllon me levë hekuri në oborrin e shtëpisë , nusen e djalit.

8 maj 2017

Shkodër, Beqir Xhilaj, 74 vjeç, vret me armë gjahu gruan e tij, 27 vjet më të vogël.

18 gusht 2017

Lushnje, Tajar Kazanxhiu, 55 vjeç, vret me sqepar në banesë gruan.

20 gusht 2017

Kamëz, Halil Lita, 65 vjeç, vret me armë zjarri gruan dhe më pas edhe veten.

31 gusht 2017

Tiranë, Fadil Kasemi, 53 vjeç, vret me armë zjarri ish-bashkëshorten, gjyqtaren e Shkodrës, Fildes Hafizi.

24 shtator 2017

Pogradec, Bashkim Mekolli, 49-vjeç vret me mjete të forta sqepar dhe thikë gruan.

23 nëntor 2017

Kavajë, Sami Metushi, 50 vjeç, vret me thikë bashkëshorten për motive te dobëta.

Më Shumë

Gjobiten dy kundërvajtës në Suharekë me nga 500 euro për shkak të garave të shpejtësisë (FOTO)

Sot në fshatin Shirokë të Suharekës, patrullat e policisë kanë kapur në flagrancë dy shoferë, të cilët ishin duke garuar me automjetet e tyre. Bëhet...

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe...

Lajmet e Fundit