12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Ja si u dogj një pjesë e kulmit të shtëpisë nga ora e rrymës në Prizren (Foto)

Kulmi i një shtëpie është përfshirë nga flaka javën e kaluar në Prizren.

Shkaktar i djegies ka qenë ora e shtyllës elektrike.

“PrizrenPress”, ka siguruar një foto, ku shihet përfshirja e flakës së kulmit të shtëpisë.

“Për shkaqe të pa njohura, ora e rrymës elektrike e vendosur në një shtyllë elektrike ka marrë flakë, e cila pastaj ka përfshirë një pjesë të kulmit të shtëpisë së viktimës”, njofton Policia e Kosovës.

“Më pas një kabllo e rrymës eklektike si pasoj e zjarrit është këputur dhe ka rënë mbi veturën pronë e viktimës “.

“ Njësitet relevante policore , njësiti i zjarrfikëseve, dhe një ekip i KEDS-it, ju kanë përgjigjur vendit të ngjarjes”.

“ Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”
Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ukaj: Nuk rritet asnjë tarifë ndërtimore në Prizren

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Florent Ukaj, ka reaguar ndaj interpretimeve të fundit lidhur me një nga pikat që...

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Lajmet e Fundit