10 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Jacobson: Koalicionin nuk e bëra unë

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, thotë se nuk ka pasur asnjë ndikim dhe as që është përzier në formimin e koalicionit të ri qeveritar LDK – PDK.

Jacobson shton se në këtë proces ka qenë vetëm si vëzhguese. Në një intervistë për gazetën “Zëri”, ajo mohon të ketë qenë ndonjëherë kundër “Vetëvendosjes” në Qeveri.

“Asnjëherë nuk kam thënë se “Vetëvendosja” nuk duhet të jetë pjesë e Qeverisë. Njerëzit nganjëherë ma përshkruajnë një gjë të tillë, por kjo thjesht nuk është e vërtetë”, ka thënë për “Zërin”, ambasadorja Jacobson.

Sa i përket pritjeve për qeverisje të pakorruptuar, ajo bën thirrje që veçanërisht në sektorin e prokurimit publik, një fushë që edhe ajo e vlerëson si ndër më të korruptuarat, të dërgohen njerëz kredibilë.

Përmend faktin se ende ka kryetar komunash të dënuar për korrupsion që kanë mbetur në pozita të njëjta.

Sa u përket të gjykuarve nga Gjykata Speciale, Jacobson thotë se edhe nëse janë pjesë e institucioneve, ata duhet t’i binden drejtësisë. Ndërsa, për ekstremizmin fetar në Kosovë, ajo bëri me dije se ishte në qendër të vëmendjes së tyre gjatë vitit 2014 dhe se me prioritet do ta kenë edhe në vitin 2015. /Zëri/

Më Shumë

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spital – dëmi rreth 400 mijë euro

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka...

Lajmet e Fundit